Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti sot para një numri të konsideruar të nxënësve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.
“Për mua është një kënaqësi e vaçantë që sot po niset një objekt i ri shkollorë i cili do t’iu shërbej gjeneratave të ardhshme, pra do të shërbejë në përgatitjen e kuadrove të reja për Komunën e Lipjanit. Sigurisht ky është akt i shënuar për ne. Presim që nga pranvera e vitit të ardhshëm të filloj edhe renovimi i objektit tjetër egzistues të shkollës profesionale dhe në këtë mënyrë të bëhet kompletimi i infrastrukturës së nevojshme shkollore për të gjithë nxënësit” tha kryetari Ahmeti.
I pari i Lipjanit ka theksuar se përveq ndërtimit të objektit shkollor, do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë.
Në anën tjetër urimin për fillimin e punimeve e ka mirëpritur edhe zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti.
“Jam këtu t’iu uroj këtë fillim të punimeve, një fillim të shkollës së re. Është punuar në kushte jo të favorshme për nxënësit. Faza e parë ndërtimore parashihet të përfundojë në fund të vitit 2018 dhe kushton 450 mijë euro”, ka thënë Sahiti.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...