Pirlo mund të kthehet të Juventusi

PUBLIKUAR

Andrea Pirlo mund të kthehet te Juventusi në rolin e ambasadorit ose të marrë një rol në përfaqësuesen e Italisë, transmeton zeri.info

Lojtari ka paralajmëruar edhe zyrtarisht pensionimin nga futbolli, pas ndeshjes së tij të fundit me New York Cityn kundër Columbus Crew.

Tani, pritet që Pirlo të kthehet në Itali dhe të pushojë për disa kohë, raporton “La Reppublica”.

Gjithashtu besohet se ekziston një ofertë për Pirlon nga Juventusi, që të bëhet ambasador i klubit. Sidoqoftë, përveç gjigandit torinez, Pirlos i ka bërë një ofertë edhe përfaqësuesja e Italisë, që të jetë me skuadrën në Kupën e Botës “Rusia 2018”, nëse italianët mposhtin Suedinë në “Play-Off”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...