E papritur! Luana ndryshon totalisht karrierë, i futet politikës?

PUBLIKUAR

Dalëngadalë edhe në puntatën e radhës të emisionit “Shiko kush luan” janë duke u zbuluar të ftuarit vip.

Pas ish-banorit të Big Brother 9 Olsi Klosi, i cili publikoi foto me moderatoren Luana Vjollca edhe deputetja e LSI-së Nora Malaj ka publikuar një foto me bukuroshen duke zbuluar edhe një “sekret” mes tyre. “Me ne fund e binda Luanen te kandidoj….,”-shkruan Nora krahas fotos.

Nuk dihet nëse ky kandidim i Luanës në radhët e LSI-së është vetëm një shaka mes të dyjave apo nëse vërtet bukuroshja po mendon t’i hyjë rrugës së politikës?

Nuk është hera e parë që shumë nga personazhet e njohur kanë zgjedhur politikën në vend të karrierave artistike duke kujtuar këtu këngëtaren Greta Koçi, këngëtari Klajdi Musabelliu, apo edhe aktor si Gaz Paja dhe Erion Isai./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...