Këngëtarja Bleona Qereti njihet si artistja që ekspozon tejet shumë linjat trupore , duke mos dëgjuar kritikat që merr për këtë gjë.
Në Insta-Story, këngëtari Alban Ramosaj ka habitur të gjithë me postimin e fundit.
Ai kishte publikuar një foto të Bleonës në të cilën ajo shihet e veshur me bikini tejet provokuese të cilat vinin në pah asetet e saj, kurse mbishkrimi që i kishte lënë fotos të lë pa fjalë.
“Do të pastroja edhe rrobat për të”, shkruan Albani mbi fotografi duke e shprehur hapur simpatinë që ka për këngëtaren.
Për ndryshe, Alban Ramosaj hyn në mesin e meshkujve më të bukur të estrdës dhe ka rreth vetes numër të madh të fanseve.



