“Jam i befasuar me ftesën e Panuccit”

PUBLIKUAR

Talenti i ri shqiptar, Ylber Ramadani, nuk e priste ftesën nga Christian Panucci për miqësoren me Turqinë.

Ylber Ramadani komentoi në “Zona Gol” të Super Sport për ftesën që mori nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen miqësore me Turqinë.

Ish-mesfushori i Partizanit tregoi se lajmi për grumbullimin në Kombëtaren A ishte krejt i papritur për të.

“Sapo isha kthyer në shtëpi nga stërvitje dhe mora biletat e udhëtimit për Kombëtaren U-21. Në atë moment më njoftuan se më datë 11 nëntor do t’i bashkohesha në Antalia Kombëtares. Ishte një ndjesi e veçantë. Edhe pse më datë 14 kam një takim shumë të rëndësishëm me Vejlen, i thashë trajnerit që dua të shkoj të luaj miqësoren e Shqipërisë. Për sa i përket pozicionit tim në fushë, preferoj të qëndroj para mbrojtjes”, u shpreh Ramadani.

Ramadanit iu kërkua edhe një opinion për situatën që po kalon ish skuadra e tij, Partizani.

“Partizani është një ekip që gjithmonë e nis sezonin me mendimin se mund të fitojë titullin. Iuliano mendoj se nuk e ka njohur ekipin, madje e ka nënvlerësuar kampionatin shqiptar. Gjithsesi, besoj se me Starovën skuadra do të ringrihet.”

Ramadani tha se shuma që ka përfituar Partizani nga shitja e kartonit të tij është rreth 200 mijë euro, ndërsa duke krahasuar kampionatet shtoi se në Danimarkë luhet një futboll më i shpejtë dhe fizik, por jo shumë taktik.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...