Nuk luaj për t’u bërë legjendë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani thotë se nuk është i interesuar që të bëhet një legjendë pas arritjes së 100 golave në ligën franceze me fanellën e klubit parisien, transmeton zeri.info

Reprezentuesi uruguaian realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij 5:0 kundër Angersit për të arritur shifrën e 100 golave, por thotë se motivohet nga pasioni, e jo nga rekordet.

“Provoj që të jap gjithçka për skuadrën time. Kështu është futbolli. Sot jemi këtu, por më pas nuk i dihet”, deklaroi Cavani.

“Jap maksimumin. Nëse gjërat shkojnë mirë, jam i lumtur për veten, për skuadrën, për klubin, për tifozët. Por, nuk luaj për të qenë legjendë. Luaj për kënaqësinë dhe pasionin që e kam si futbollist”, shtoi 30-vjeçari./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...