Pas 11 xhirove të para në Serie A, Inter ka shënuar nëntë fitore dhe ka barazuar dy herë, duke mos pësuar asnjë humbje.
Por, trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic, skuadër me të cilën Interi do të përballet nesër më fillim nga ora 12:30, mendon se “Zikaltrit” nuk janë të pamposhtur, transmeton Express.
“Ndeshja e nesërme është shumë e vështirë, sepse po përballemi me ekipin e dytë në Seria A, por nëse e përdorim frymën e Toros, atëherë mposhtemi”, ka thënë ai.
“Interi është i fortë por ka edhe dobësi. Spalletti meriton respekt pas 9 fitoreve dhe 2 barazimeve, por e kam rrezuar nga puna një herë kur ai ishte trajner i Sampdorias dhe unë luaja për Lazion,” ka shtuar ai. /Express/


