Momentet më të mira të përballjes së fundit Wilder vs Stiverne

PUBLIKUAR

Dueli Wilder vs Stiverne, sipas kohës tonë lokale do të zhvillohet në ora 02:00 të së dielës, apo të shtunën pas mesnate.

Një nga duelet më interesante të këtij fundviti do të zhvillohet këtë fundjavë në boksin botëror. Wilder, që tashmë ka nisur luftë mediatike me kampionin e botës, Athony Joshua, këtë vikend do të përballet me Stiverne, shkruan Gazeta Express.

Kampioni aktual në WBC, Deontay Wilder, do të luftojë për mbrojtjen e titullit të tij ndaj Bermane Stiverne në “Barclays Center” në New York.

Stiverne dhe Wilder janë përballur edhe më herët, dhe e veçanta e këtij dueli është pikërisht fakti se Wilder e ka mposhtur Stivernen me gjyqtarë, që është e vetmja ndeshje në karrierë që ai nuk e ka fituar me nokaut.

Më poshtë mund t’i shikoni momentet më të mira të përballjes mes Wilder vs Stiverne, para meçit të radhës mes tyre që zhvillohet sonte pas mesnate, 02:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...