Guardiola nuk dëshiron të flasë për Sanchezin.
Alexis Sanchez është në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë” dhe duket se dëshiron largimin nga Arsenali dhe ishte afër të bëjë diçka të tillë edhe gjatë verës që lamë pas.
Në Angli, mediat raportojnë se Manchester City i Pep Guardiolas do të insistojë të nënshkruajë me kilianin në afatin kalimtar të janarit, por ish trajneri i Barcelonës nuk dhënë sinjale për diçka të tillë.
“Transferimi i Alexis Sánchez? Ai është lojtar i Arsenalit, është trajneri i tij që duhet të flasë për këto gjëra”, u shpreh Guardiola.


