Bonucci: Milanit i mungon karakteri

PUBLIKUAR

Leonardo Bonucci ka thënë se Milanit i mungon karakteri dhe vetëbesimi, gjersa e ka mbrojtur trajnerin Vincenzo Montella.

Milan përsëri barazoi 0-0 me AEK Athens mbrëmë në Evropa Ligë, transmeton Express.

“Dy ndeshjet kundër AEK ishin të çuditshme, sepse ata shpesh na markonin një me një”, ka thënë Bonucci për Sky Sport Italia.

Ai ka theksuar se Milan e dinte se do të ishte e vështirë dhe se tani do të fokusohen në ndeshjen me Sassuolon në Seria A.

Por, italiani beson se Milan ka skuadër të mirë vetëm se i mungon një cik karakter dhe vetëbesim.

“Shoh shumë cilësi në këtë skuadër, por neve na mungon pak karakter dhe vetëbesim për të marrë më shumë përgjegjësi kur e kemi topin në këmbë”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...