Zgjedhja e Qeverisë mund të zgjasë deri në vjeshtë

PUBLIKUAR

zgjedhja-e-qeveris-euml-mund-t-euml-zgjas-euml-deri-n-euml-vjesht-euml_hdKosova mund të hyjë në vjeshtë pa një Qeveri të re. Procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe ato për formimin e Qeverisë, mund të marrin deri në 4 muaj

Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur të hënën që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret për 17 korrik.

Nga kjo datë, presidentes nis t’i rrjedhë koha për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Por, mund të aplikohet pauza nëse edhe çështja e kryeparlamentarit bëhet lëndë e Gjykatës Kushtetuese.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka dy pretendentë për të marrë postin e kryeparlamentarit: koalicioni parazgjedhor i PDK-së, që në zgjedhje ka fituar më së shumti vota (37 deputetë) dhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, që bashkërisht kanë diku rreth 10 për qind më shumë vota sesa subjekti fitues (47 deputetë).

Të dyja palët kanë theksuar se do t’i drejtohen gjykatës, në rast se dëmtohen gjatë seancës konstituive.

SHIKO MË SHUMË

IPK për rrahjen mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë: Dyshohen për “sulm” gjatë detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen...

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...