Ndodh edhe kjo, Aguero s’e di kur i skadon kontrata me Manchester City

PUBLIKUAR

Sergio Aguero është i lumtur në Manchester City pas një fillimi të vështirë nën urdhrat e Pep Guardioals, por situata rreth kontratës së tij me klubin është rrethuar nga një mister.

Aguero beson se është në formën e tij të jetës pasi e theu rekordin si golashënuesi më i mirë i City, por përsëri e ka rritur konfuzionin rreth kontratës së tij me skuadrën duke thënë se nuk e di sa vite i kanë mbetur në kontratën aktuale, transmeton Express.

Kur u pyet në shkurt se kur i skadon kontrata, Aguero tha në vitin 2020, por më pas në disa raste tjera pati thënë në vitin 2019, në fakt.

I pyetur të mërkurën mbrëma nëse mund ta sqarojë situatën rreth kontratës së tij, ai tha: “Nuk e di, nuk e mbaj në mend. Mendoj në vitin 2019, duhet ta kontrolloj përsëri”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...