Kanë kaluar disa ditë që nga heshtja dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë po ashtu edhe në Lipjan, por në Lipjan ende po vazhdon të valviten flamuj dhe poster të vendosur ku promovohen kandidatët për kryetar komune dhe subjekte të ndryshme politike.
Kjo nuk është hera e parë që LipjaniNews ka raportuar për mos heqjen e billbordeve apo flamujve të partive politike.
Lidhur me këtë çështje, LipjaniNews mëson se se ende nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur duhet të hiqen bilbordet apo hapësirat reklamuese, pas përfundimit të procesit zgjedhor.


