Kush do jenë drejtorët e rijnë për katër vitet e ardhshme në qeverisjen Ahmeti?

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si fitues i zgjedhjeve Komunale në Lipjan, ende nuk ka filluar të bëjë asnjë shkarkim po emrim të rijë në kabinetin e tij për katër vitet e ardhshme.

Kryetari Ahmeti të hënën ka mbajtur takimin e rregullt konsultativ me Këshillin e drejtorëve aktual ku siq mëson LipjaniNews ka kërkuar që të punohet me implementimin e projekteve në teren.

Ditë më parë KQZ ka arritur t’i bëjë publike rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash, përderisa procesi i numërimit për asambletë është duke vazhduar, ndonëse më 19 nëntor do të mbahet rrethi i dytë i votimeve në vend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) as njëmbëdhjetë ditë pas përfundimit të votimeve për rundin e parë të zgjedhjeve nuk ka arritur t’i publikojë rezultatet përfundimtare për asambletë lokale.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së u konfirmua që rezultatet për asamble nuk janë ende gati e as afër publikimit, pasi që 692 kuti do të dërgohen në rinumërim si pasojë e mospërputhjes së rezultateve.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...