Barcelona është duke përcjellë nga afër qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah
Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi në fund të këtij sezoni pritet të largohen Thoms Vermaelen dhe Javeri Mascherano.
E përditshmja gjermane, Bild shkruan se, Barcelona tahsmë ka nisur bisedimet dhe do të tentojë transferimin e gjermanit për sezonin e ardhshëm.
Për shërbimet e Tah skuadra katalonase ka gati 25 milionë euro, të mjaftueshme edhe për Leverkusenin. /Express/


