Policia Kosovës ka njoftuar se dje në orën 19:50 është raportuar se në në dhomën e dy të dënuarve në QEK Lipjan është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike.
“QEK Lipjan 01.11.2017 – 19:50. Raportohet se në dhomën e dy të dënuarve meshkuj K-shqiptarë gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në raport nga Policia.
Rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse policore.


