Ramos: Do t’i heshtim kritikët

PUBLIKUAR

Sergio Ramos insiston se Real Madrid do të kthehet shumë i fortë, pavarësisht disa rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit

Kapiteni  Real Madridit, Sergio Ramos e ka pranuar se skuadra e tij ka probleme në ndeshjet e fundit, por ai thotë se shumë shpejtë do të kthehen në më të mirën e tyre.

Reali u mposht në dy ndeshjet e fundit, nga Girona 2:1 në La Liga dhe mbrëmë nga Tottenham 3:1 në Ligën e Kampionëve, duke bërë që kritikët ët fillojnë e të flasin për një krizë në Madrid.

Por, Ramos thotë se shumë shpejtë të gjithë do të shohin Realin e vërtetë.

“Ne e kuptojmë se tifozët mund të mos jenë të kënaqur pas rezultateve në ndeshjet e fundit, por Real Madrid gjithmonë lufton dhe nëse dikush mendon se ne kemi përfunduar, atëherë shumë shpejtë do t’i kthejmë në vendin e tyre”, tha Ramos gjatë një takimi me gazetarë.

“Nga përvoja ime në Real, kur ju humbisni disa ndeshje, atëherë njerëzit fillojnë të flasin për krizë. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të bashkuar”, vazhdoi ai.

“Ne jemi gjallë në garën tonë të preferuar, Ligën e Kampionëve. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, të bashkuar dhe të bindur se Real Madridi që të gjithë njohim do të kthehet shumë shpejtë”, u shpreh në fund mbrojtësi spanjoll.

Reali gjendet në vendin e dytë në Grupin H më 7 pikë, 3 më shumë se sa Tottenham në vendin e parë dhe pesë më shumë se sa Dortmund në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...