Dani Alves kishte marrëveshje me gjigantin anglez

PUBLIKUAR

Mbrojtësi brazilian Dani Alves ka zbuluar se dikur ishte marrëveshje me gjigantin anglez dhe për arsyeje të pacaktuar kalimi i tij në Premier Ligë nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Pothuajse kisha marrëveshje me Liverpoolin në vitin 2006”, ka thënë Alves, transmeton Express.

Ai thotë se ende shpreson se do të luajë në Premier Ligë. Braziliani ishte talent shumë i kërkuar pas një karriere produktive me Sevillan në atë kohë dhe top klubet evropiane synonin ta kishin në atë kohë.

Në mesin e tyre edhe Liverpool, i cili ishte gati ta rrëmbente mbrojtësin e krahut të djathtë, por në fund mbeten duar thatë. Dy vite më pas, Alves iu bashkua Barcelonës ku i kaloi tetë sezoni plot trofe.

“Pothuajse kisha marrëveshje me Liverpool, por për arsyeje të pacaktuara nuk ndodhi në momentin e fundit dhe vërtet s’e di pse sepse nuk isha unë ai që po negocionte. Kisha tjerë njerëz që më përfaqësonin”, ka zbuluar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...