Benzema i përgjigjët ish-yllit anglez: Më vjen keq për ty

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka reaguar ndaj kritikave që ish përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë, Gary Lineker, ia ka bërë atij.

Në një intervistë për revistën franceze “Les Inrockuptibles”, numri nëntë i Real Madridit ka thënë se nuk e pranon kritikat nga ish-futbollistët që kanë përfunduar në gazetarë, transmeton Express.

Lineker ka thënë se Benzema është i mbivlerësuar dhe se numri i paket i golave për një skuadër si Real Madridi është asgjë e veçantë.

Por, Benzema thotë se i vjen keq për Linekerin.

“E kam të vështirë t’i pranojë kritikat nga ish-futbollistët që janë bërë gazetarë dhe të cilët shpërndajnë urrejtje. Edhe ata kanë pasur vështirësitë e njëjta, por nuk shfaqin solidaritet. Më vjen keq për të, vërtet”, ka thënë Benzema. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...