Trafo dhe shtylla të reja në Baicë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Baicza i Lipjanit ka marrë një pamje krejt të re pas përfundimit të projektit të KEDS-it për këtë fshat.

Janë 130 familje në Baicë që po i gëzojnë këto investime.

Banorët thonë se ndjehen të sigurt me këto ndryshime energjetike. Ata shprehen se rrjeti i ri ua ka lehtësuar punët shumë.

Mevlyde Bajraktari, banore e fshatit, tash më nuk do ta ketë problem përdorimin e pajisjeve shtëpiake.

Këtë ia ka mundësuar KEDS-i me investimet e fundit që ka bërë në fshatin e saj, thuhet në fund të njoftimit nga KEDS

“Të gjitha punët e shtëpisë tani i bëj më lehtë, edhe makinat për mjeljen e lopëve po i përdori pa problem dhe tamlin e çoj me kohë në qumështore. Edhe makina e teshave dhe pajisjet tjera shtëpiake tash po më punojnë. Kemi shpëtu. I falënderoj për punën e mirë”, thotë ajo.

Për këto investime flet edhe i zoti i shtëpisë, Sejdi Bajraktari. “Tash qind për qind është më mirë”, thotë ai.

Që banorët e kësaj të kenë një rrjet më të mirë energjetik dhe tension sa më stabil, gjatë këtij projekti KEDS në fshat ka vendosur një trafo të re me fuqi prej 250 kVA. Gjithashtu, janë vendosur 83 shtylla të reja të tensionit të mesëm dhe 47 shtylla të tensionit të ulët, janë shtrirë edhe 4,3 km rrjet të tensionit të mesëm dhe 3 km investim në rrjetin e tensionit të ulët, thuhet në fund të njoftimit nga KEDS

Kohë më parë KEDS ka investuar edhe në fshatrat Jeta e Re dhe Ruvc i Vjetër të Lipjanit.

Investimet nga KEDS janë bërë kryesisht në vendet ku kompania ka trashëguar një rrjet të vjetruar. Ky proces do të vazhdojë derisa rrjeti të bëhet me parametra me standard të larta dhe me pajisje moderne.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...