Figo: PSG me Neymar është skuadër që s’duhet injoruar

PUBLIKUAR

Ish-ylli portugez, Luis Figo, beson se gjiganti francez, Paris Saint-Germain, tashmë është një forcë që s’bën të injorohet në nivel global.

Figo beson se PSG është ekip që kërkon vëmendje pas transferimit të yllit brazilian Neymar nga Barcelona, transmeton Express.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madridit thotë  se Neymar është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.

Braziliani kaloi nga Barça te PSG-ja për një shumë absolutisht rekorde, 222 milionë euro.

“Neymar është një ndër futbollistët më të mirë në botë. Ai sjell cilësi në skuadrën e PSG-së dhe kjo e bën PSG-në skuadër shumë më të fortë”, ka thënë ai.

Me Neymar në mesin e saj, PSG-ja tërheq shumë më shumë vëmendje, sipas tij. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...