Joshua tregon se çfarë këshille i dha Ibrahimovic

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic kishte takuar boksierin Anthony Joshua vetëm pak orë para meçit me Carlos Takam

Dy ditë pas fitores ndaj Carlos Takam, boksieri britanik, Anthony Joshua ka treguar se çfarë i kishte thënë Zlatan Ibrahimovic në atë takim.

Joshua tha se Ibrahimovic ka mentalitet fenomenal dhe i kishte pëlqyer këshilla e suedezit.

“Ai e theksoi se unë kisha thënë ‘unë nuk jam perfekt, por po të tentoj’. E pastaj tha ‘Jo, jo, jo. Ajo çfarë duhet të thuani është ‘jam perfekt, nuk po tentoj”, tregoi Joshua për Sky Sports.

Në fakt, Joshua është perfekt, pasi ka fituar 20 nga 20 meçet që ka zhvilluar dhe të gjitha prej tyre para kohe. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...