Në Milano flitet vetëm për Shaqirin

PUBLIKUAR

Në Milano flitet vetëm për Shaqirin

Tashmë në qytetin e Milanos po flitet vetëm për një gjë – e ai është shqiptari Xherdan Shaqiri.

Kush do të kishte menduar se një shqiptar do të ishte tema kryesore e njerëzve në sheshet e famshme të Milanos.

Po pra, është ky Xherdan Shaqiri që sipas mediave italiane është bërë tema kryesore e debateve në kafenetë dhe sheshet e qytetit të Milanos.

Shaqiri i cili thuhet se është shumë pranë kalimit te Interi, tashmë ka ngritur entuziazëm të madh në qytetin italian të modës, pasi që do të ishte një prej transfereve më të mëdha të viteve të fundit.

Ndryshe për Shaqirin flitet më shumë se për vet derbin e nesërm që Interi e zhvillon ndaj Juventusit, e i cili gjithmonë ka ngritur kërshërinë e tifozëve të futbollit italianë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...