Pochettino optimist për Kane para ndeshjes me Realin

PUBLIKUAR

Pochettino është optimist se Kane do t’ia dalë të jetë gati për Realin.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është optimist se sulmuesi, Harry Kane, do të jetë i gatshëm mjaftueshëm për t’u përballur të mërkurën me Real Madridin, por Spurs nuk duan që të rrezikojnë.

Reprezentuesi i Anglisë, Kane mungoi në humbjen 1:0 në Premierligë nga rivali, Manchester United, pasi vuan nga disa shqetësime të vogla muskulore.

“Me doktorët dhe lojtarin do të marrim vendimin më të mirë për të gjithë”, tha Pochettino.

“Nuk është ndeshja e fundit apo finale ku mund të thoni “OK, pas kësaj janë pushimet”.

“Duhet të analizojmë mirë situatën dhe të marrim vendimin më të mirë”.

“Do të vlerësojmë situatën e tij dhe do të marrim vendimin më të mirë. Ndjenja ime se do të luajë është pozitive, jo vetëm e imja, por edhe e Kane”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...