A mund ta imagjinoni La Ligan pa Barcelonën? Përgjigjet Valverde

PUBLIKUAR

Valverde nuk ka dashur të flasë për mundësinë që Barcelona të mos garojë më në La Liga, pas shpalljes së Pavarësisë nga ana e Katalonisë.

Parlamenti i Katalonisë shpalli Pavarësinë nga Spanja me 70 vota për dhe 10 kundër. Kjo pritet të ketë një efekt të pashmangshëm edhe në sport.

Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili i quan vetëm supozime mundësinë që Barça ta mos garojë më në La Liga.

“A mund të imagjinoni Ligën Spanjolle pa Barçën? Kjo nuk ka ndodhur dhe ne jemi duke folur vetëm për supozime. Realiteti është se ne kemi një ndeshje të shtunën në La Liga dhe do të përpiqemi që ta fitojmë atë dhe ti marrim tri pikë”, u përgjigj Valverde. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...