Ndeshjet e “çmendura” të vitit 2014 (Video)

PUBLIKUAR

Ndeshjet e “çmendura” të vitit 2014 (Video)

Viti 2014 ka dhuruar shumë ndeshje të bukura dhe emocionuese, prandaj jua sjellim 10 prej tyre si më “të çmendurat”, jo vetëm për rezultatet, por edhe për faktin se kanë qenë të papritura, si para ndeshjes ashtu edhe gjatë tyre.

Në krye të listës sigurisht që ndodhet ndeshja gjysmëfinale e Kampionatit Botëror 2014, ku Brazili u turpërua në shtëpi nga Gjermania me shifrat 7-1. Brazilianët s’u besonin syve për rezultatin më të zi në historinë e lavdishme të futbollit të këtij vendi, ndërsa gjermanët morën biletën kështu për në finale.

Lista vazhdohet nga një finale e çuditshme e Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi po humbiste deri në minutën e fundit të kohës së rregullt (1-0) nga Atletico Madridi, por në fund triumfoi 4-1. Një gol në minutën e 93-të dhe tre të tjerë në vazhdime, e bënë kampion Real Madridin.

Kampionati Botëror rikthehet për të na sjellë edhe një ndeshje tjetër interesante, ku Holanda pati befasuar gjithë botën duke e mposhtur kampionin botëror që ishte në fuqi, Spanjën, me rezultat 5-1.

Pasojnë dy ndeshje tjera të papritura, në të cilat mysafirët i kanë shokuar vendasit. Valencia mundi Baselin 5-0 midis Zvicrës në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës, ndërsa Reali ‘qetësoi’ stadiumin ‘Allianz Arena’, duke e turpëruar Bayern Munichun (4-0) në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

E gjashta në listë është ndeshja që e përcaktoi kampionin e La Ligës. Kampionati spanjoll u fitua nga Atletico Madrid, që mori një barazim heroik në Camp Nou të Barcelonës duke barazuar me këtë skuadër, 1-1. Kështu, ekipi i Diego Simeones la me ‘gishta në gojë’ dy favoritët absolut, Barcelonën dhe Real Madridin.

Më pas vjen finalja e Superkupës së Italisë, që ishte shumë dramatike edhe pas 120 minutave lojë. Napoli dhe Juventusi shkuan në penallti pas rezultatit të barabartë 2-2, ndërsa përfundimisht Superkupës iu gëzua Napoli, që triumfoi në penalti.

Rikthehemi në Kampionatin Botëror për vendin e tetë në këtë renditje, aty ndodhet finalja e madhe Gjermani-Argjentinë, që u vendos vetëm në vazhdimin e dytë nga një gol i Mario Gotzes.

Në vendin e nëntë renditet derbi i super-përfolur italian ndërmjet Juventusit dhe Romës, të cilin Bianconerët e fituan me rezultat 3-2, me tre gola shumë të dyshimtë.

Një tjetër takim i Serie A e përfundon listën prej 10 ndeshjeve. Parma-Milan solli nëntë gola dhe në fund gëzoi kuqezinjtë, që fituan 5-4.

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...