​Bolt paralajmëron rekord të ri

PUBLIKUAR

​Bolt paralajmëron rekord të ri

Kampioni olimpik e botëror, rekordmeni botëror Usain Bolt beson se do të arrijë rekord të ri në vrapimin 200 metra, duke synuar kohën për më pak se 19 sekonda.

Rezultati më i mirë i të gjitha kohëve në këtë diciplinë është 19.19 sekonda, të cilin Bolt e arriti në Kampionatin Botëror të vitit 2009 në Berlin.

Në të njëjtën garë, atleti nga Xhamajka pati arritur rekord (9.58 sekonda) edhe në 100 metra.

Për mediet gjermane ai ka bërë të ditur se përfundimisht ka hequr dorë nga kërcimi së largu dhe vrapimi në 400 metra, ndërsa vitin 2015 e vlerëson si shumë të rëndësishëm, pasi për shkak të lëndimit, në vitin 2014 po thuaj nuk u paraqit fare në gara.

“Dëshiroj të jem atleti i parë që arrin kohën magjike në 200 metra, që do të thotë më pak se 19 sekonda dhe në këtë mënyrë të vështirësoj punën për gjeneratat e ardhshme”, është shprehur Bolt. “Sa i përket kërcimit së largu, kam hequr dorë nga kjo disiplinë për shkak të rrezikut nga lëndimet”, ka shtuar xhamajkani.

Njeriu më i shpejtë në botë ka theksuar se qëllimi i tij kryesor për vitin 2015 është të fitojë për herë të katërt titullin e kampionit botëror në 200 metra, ndërsa të tretin në 100 metra.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...