Sami Kurteshi: Në Kosovë funksionon vetëm ligji i të fortit

PUBLIKUAR

 

 

 

 

 

 

 

 

Në emisionin “Puls” të KTV-së, këtë javë të ftuar kanë qenë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi dhe avokati Skender Musa, të cilët folën në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut nga institucionet publike në Kosovë.

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka akuzuar institucionet shtetërore për abuzim me ligjin, pushtetin dhe shtetin.

“Në Kosovë kemi të privilegjuar. Në shumë fusha privilegjohesh pse je i pasur, privilegjohesh pse e ke shpinën e fortë, mandej po vijmë tek gjendja duke e personalizuar dhe i përgjithësuar gjërat, dhe ku askush nuk i beson sistemit gjyqësor. Sot e kam lexuar një deklaratë të një prokurori ku thotë se nuk e dërgoj lëndën në një gjykatë se nuk i besoj. Tash llogarite çfarë deklarate bën prokurori i shtetit. Pastaj kemi mosbesim te qytetarët në institucionet e vendit e sidomos në gjykata”, ka thënë mes tjerash Kurteshi.

Ai më tej ka thënë se administrata shtetërore më shumë i ngjanë “kohës së gogolit”.

“I keni lexuar veprat e gogolit? Pra, kemi administratë të kalbur të shtetit. Pastaj si është e mundur që individi kosovar me qenë i pasur ndërsa shteti më i varfër në Evropë. Ose po e vjedhim shtetin të gjithë një nga një ose ka diçka që nuk po funksionon. Ne po e dimë ku është problemi, por s’po guxojmë ta gjejmë problemin”, është shprehur Kurteshi.

SHIKO MË SHUMË

Rivarrimi i 8-vjeçarit të zhdukur në luftë, Haxhiu: Ditë dhimbjeje, sikur të mos mjaftonte vrasja e tij edhe trupi i tij u zhduk

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit...

Varroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti, figuronte i zhdukur gjatë luftës

Sot më 18.04.2026 në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes...

Aksioni i Inspektoratit të Punës, 34 ndalim punimesh në 48 orët e fundit

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në të gjithë...