Interi në takim me agjentin e Shaqirit, gati transferimi

PUBLIKUAR

Interi në takim me agjentin e Shaqirit, gati transferimi

Interi pas transferimit të Lukas Podolskit që vetëm po pret zyrtarizimin, duket se e ka bërë gati edhe super transferimin e radhës e ai është anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri.

La Gazzetta dello Sport konfirmon se drejtori i Interit, Piero Ausilio ëshë në takim me vëllain e Xherdan Shaqirit në qendrën stërvitore të Interit në Appiano Gentile, tranmeton Telegrafi.

“Interi është në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për Podolskin dhe tashmë po negocion me Shaqirin. Mancini dëshiron së paku dy lojtarë të fortë në krah dhe drejtorët po tentojnë ta kënaqin trajnerin”.

“Erdin Shaqiri, vëllai dhe agjenti i Xherdanit është tashmë në qendrën stërvitore në Appiano Gentile dhe Bayerni ka lënë të hapur opsionin për një huazim. Transferimi mund të realizohet”, ka thënë një burmi për gazetën italiane.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...