Analizë – A mund ta fitojë Interi titullin?

PUBLIKUAR

Interi ka arritur të shënojë fitoren e tetë duke mbajtur rekordin e pastër pa humbje me dy barazime të tjera në krye të tabelës së paku për një ditë – por a mund ta fitojnë zikaltrit titullin këtë sezon?

Luciano Spalletti ka arritur të shfaqë dëshminë më të mirë të fuqisë duke menaxhuar dhe ndalur pothuajse një sulm të pandalshëm të Napolit. Ekipi i tij arriti të qëndrojë fuqishëm prapa dhe impresionoi duke qenë të shkëlqyer dhe nuk është befasi që tash po komplimentohet – por sa larg mund të shkojë ky ekip?

Në njërën anë, Nerazzurët akne fituar tetë ndeshje dhe kanë barazuar në dy sfida e kanë një prej sulmeve më konkrete në Serie A. Në anën tjetër, ata po luftojnë me kundërshtarë më të fortë të cilët janë pretendentë për titull – por a i lë kjo zikaltrit jashtë luftës për titull?

Me fitoret ndaj Fiorentinës, Romës dhe Milanit e barazimit ndaj Napoilt, askush nuk mund të tëhotë se Nerazzurët nuk po luajnë ndaj më të mirëve e nuk po marrin rezultate ndaj tyre. Vetëm Bologna arriti që të menaxhojë ekipin e Spallettit dhe kjo do të thotë se tifozët e Interit gjenden në një pozitë të palakmueshme. Kjo për shkak se ata teksa duken të përkryer në mbrojtje, është Samir Handanovic ai që po përjeton formën jetësore dhe Icardi po gjen kënaqësi duke shënuar – vështirë që kjo të zgjatë deri në maj. Interi është në fillim të një projekti që po duket më i mirë se sa është pritur, por është një ekip që lehtësisht mund të bie nga forma.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...