Dje në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan janë arrestuar tre persona një i moshës së mitur pasi që kanë rrahur dy të dyshuar të tjerë.
Policia Kosovës njofton se ngjarja ka nodhur rreth orës 18:00 dhe gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta.
Me urdhër të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri i moshës së mitur është liruar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-shqiptarë njëri i moshës së mitur, pasi që janë rrahur me dy viktima meshkuj K-shqiptarë, njëri i moshës së mitur. Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta”, njoftoi Policia.
/LipjaniNews/


