Sherifi: Nuk ka dilema, qeverinë e formon blloku opozitar

PUBLIKUAR

sherifi-nuk-ka-dilema-qeverin-euml-e-b-euml-n-blloku-opozitar_hdBilall Sherifi nga NISMA për Kosovën, thotë se janë bashkuar në koalicion me LDK-në dhe AAK-në për t’i ofruar vendit një qeverisje më të mirë. Ai është i sigurt se qeverinë e ardhshme do ta formojë blloku opozitar.

Sherifi ka thënë se bashkimi i votave të NISMËS me LDK-në dhe AAK-në ishte edhe premtim elektoral për ndryshim të qeverisjes. “Qeverinë e ardhshme pa asnjë dilemë e formon koalicioni i bllokut opozitar”, tha Sherifi në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai ka folur edhe për zhvillimet brenda bllokut opozitar dhe angazhimin për krijimin e qeverisë.

“Me Vetëvendosjen jemi duke biseduar që të krijojmë mazhorancën në Kuvend. Nesër është takimi i kryetarëve të katër subjekteve për të përafruar programin qeverisës”, tha Sherifi.

Kushtet e Vetëvendosjes, Sherifi i quan më shumë si pikëpamje të këtij subjekti politik. Ai beson se me VV-në do të ketë përafrim qëndrimesh.

Thotë se edhe me minoritetet janë në kontakte dhe kanë gjetur mirëkuptim, sepse janë të gatshëm të bashkëpunojnë me atë bllok që ka shumicën në Kuvend.

Sherifi vlerëson se Kushtetuta e thotë qartë se grupi më i madh parlamentar propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Ne, të tri subjektet do të bashkohemi në një grup parlamentar dhe do të kemi 47 deputetë. Pra do t’i kemi votat për ta propozuar dhe për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, tha Sherifi.

Ai thotë se grupe parlamentare edhe më parë janë krijuar në Kuvend pas certifikimit të rezultateve, por para konstituimit të Kuvendit, në këtë aspekt përmend edhe shembullin Grupin parlamentar 6 +, që është formuar në seancën konstituive.

SHIKO MË SHUMË

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...