Presidentja nuk tregon arsyet pse nuk e vizitoi QKUK’në (Video)

PUBLIKUAR

Presidentja nuk tregon arsyet pse nuk e vizitoi QKUK'në (Video)

 

 

 

​Presidentja Atifete Jahjaga nuk e ka treguar se pse kishte anuluar vizitën e saj në QKUK pas lindjes së fëmijës së parë për këtë vit. Pavarësisht njoftimit, ajo ndryshoi planet dhe shkoi në Gjakovë.

Presidentja Jahjaga tha se nuk vizitoi fëmijën e parë të lindur në këtë vit në QKUK për shkak të fillimit të një tradite të re.

“Erdha sepse e dini se e kemi ba këtë traditë të vizitojmë Natën e Vitit të Ri, fëmijën e parë të lindur. Por këtë vit pak e kemi ndryshu qasjen ta themi sepse gjithmonë kemi shku në QKUK por këtë vit kam vendos që duke fillu nga ky vit dhe vitet e ardhshme tjera të shkoj në qendra të ndryshme rajonale nëpër Kosovë”, tha ajo.

Ndërkohë vizita e Jahjagës në QKUK ishte paralajmëruar në njoftimin shpërndarë mediave.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...