Sozia e Messit, mes ultrasve në “Camp Nou”, a e takoi argjentinasin?

PUBLIKUAR

Një “plesht” luan në fushë, një tjetër “plesht” shihet në shkallët e stadiumit. Koinçidencë e rrallë, por me një ngjashmëri të llahtarshme, saqë të lë pa mend.

Barcelona triumfoi ditën e shtunë 2-0 përballë Malagës, me gola nga Deulofeu dhe Iniesta, me këtë të fundit që përfitoi nga asisti i dhënë nga Lionel Messi.

Megjithatë, njerëzve më të vëmendshëm të ndeshjes, ndoshta tifozë të Barcelonës, nuk u ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm. Në shkallët e stadiumit ishte një tifoz, sozi e futbollistit argjentinas.

Bëhet fjalë për iranianin, Reza Parastesh, i cili mundohet gjatë gjithë kohës ta kopjojë Leo Messin.

Ai ishte në “Camp Nou” dhe pa skuadrën e zemrës të fitojë 2-0 kundër Malagas.

Reza Parastesh më parë ka takuar edhe Iker Casillasin, i cili kishte mbetur i befasuar me ngjashmërinë e iranianit me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ai nuk arriti ta takojë Messin, por pa atë teksa po hynte në “Camp Nou” para ndeshjes me Malagan. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...