Cassano: E kam shkatërruar vetën, kam mundur të jem si Messi

PUBLIKUAR

Antonio Cassano e ka pranuar se e ka shkatërruar karrierën e tij, sepse në të kundërtën do të luante në planetin Mars sikurse Leo Messi, Neymar e disa të tjerë

Sulmuesi italian, Antonio Cassano insiston se ai është një djalë problematik dhe vet e ka shkatërruar karrierën e tij.

Italiani beson se nëse do të kishte pasur sjelljen e duhur, atëherë ai do të luante në planetin Mars sikurse Leo Messi, Neymar dhe disa të tjerë.

“Jam djalë problematik, sepse kurrë nuk e kam ditur se në çfarë deponimi do të zgjohem”, tha fillimisht Cassano për Rai Sport.

“Kam mundur të luaj në një tjetër planet, por nuk doja të stërvitesha dhe dëshiroja të haja ashtu sic kisha dëshirë, e kam shkatërruar vetën”, vazhdoi italiani.

“Kam luajtur për klubet më të mirë sa Real Madrid, Inter dhe Milan. sikur të kisha një kokë tjetër mbi shpatulla, atëherë do të luaja në Mars. Do të luaja si Messi, Neymar dhe disa të tjerë”, deklaroi ai në fund.

Cassano ende zyrtarisht nuk është pensionuar nga futbolli aktiv, por ka më shumë se një vit që nuk ka luajtur. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...