Gary Neville, ish ylli i Manchester Unitedit, ka kritikuar ashpër sulmuesin e West Hamit, Marko Arnautoviç
Ish reprezentuesi i Anglisë, Gary Neville ka kritikuar ashpër sulmuesin e West Hamit, Marko Arnautoviç pas humbjes në shtëpi nga Brighton & Hove Albion (0:3).
Neville ka kritikuar Arnautoviç për paraqitjen në fushë, e sidomos në repartin e mbrojtjes. Ai thotë se austriaku mendon se është Cristiano Ronaldo.
“Unë kam luajtur vetëm me një lojtar që kishte një justifikim për të mos u kthyer prapa dhe ai ishte Cristiano Ronaldo. Por, ai shënonte 40 gola në sezon”, tha Neville për Sky Sports.
“Arnautoviç mendon se është Ronaldo. Ky është problemi, ai mendon se është më mirë se ai”, ka theksuar ish ylli i Manchester Unitedit. /Express/


