Edhe Real Madridi ka hyrë në garë për talentin brazilian, Lincoln.
Sulmuesi i Flamengos, Lincoln, është duke shkëlqyer në Kupën e Botës me Brazilin për U-17 (ka shënuar 3 gola) duke zgjuar interesimin e gjigantëve evropian, transmeton Gazeta Express.
Pas PSG-së, Manchester Unitedit e Barcelonës, edhe Real Madridi është duke u interesuar për 17 vjeçarin.
Barcelona është në përparësi për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar, por “AS” raporton se Reali është duke shpresuar se Vinicius Junior do ta bindë lojtarin të transferohet në “Santiago Bernabeu”, të cilët janë shokë të ngushtë. /Gazeta Express/



