Të dielën e kësaj jave mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
E duket se ditën kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit, në Kosovë do të mbretërojë mot me diell, njofton Klan Kosova.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës duke theksuar se gjatë dy ditëve të fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, me temperatura maksimale ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius derisa do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
Reshjet parashihen të vijnë gjatë orëve të para të ditës së hënë, kurse në veriperëndim të vendit ka mundësi që këto reshje të vijnë në orët e vona të ditës së diele.


