KBI-Lipjan: Urojmë qytetarët e Komunës sonë për zgjedhje të mira, të rregullta dhe një proces siç i ka hije kulturës

PUBLIKUAR

Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan ka uruar qytetarët për zgjedhje të mira, të rregullta dhe një proces siç i ka hije kulturës.

Ky është postimi nga KBI-Lipjan:

Urojmë të gjithë qytetarët e Komunës sonë për zgjedhje të mira, të rregullta dhe një proces siç i ka hije kulturës sonë.
Ju bëjmë thirrje të shfrytëzojmë të drejtën tonë qytetare e fetare, përmes votës të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet.
Vota juaj është me rëndësi për ju dhe për ata që do të udhëheqin me Institucionet tona për katër vitet e ardhshme.
Të nderuar besimtarë vota ka përgjegjësi, andaj interesat shoqërore të dominojnë mbi ato individuale.
Ju ftojmë që ta kalojmë këtë proces me maturi, tolerancë dhe respekt për njëri tjetrin.

Të zgjedhurve iu dëshirojmë sukses në punën e tyre, duke ndier përgjegjësi dhe obligime ndaj qytetarëve.

Zoti e bëftë Vendin tonë të bekuar dhe me mirësi të shumta.
Me respekt:
Kryetari I Bashkësisë Islame -Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...