Ibra kthehet në dhjetor?

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic është duke vazhduar shërimin e tij nga një lëndim serioz në gju dhe sipas disa raportimeve boshnjaku mund të kthehet në muajin dhjetor, transmeton zeri.info

Ish-sulmuesi Andy Cole thotë se Ibrahimovic mund të kthehet më herët se që ishte paraparë.

36-vjeçari është duke e rimarrë veten nga një lëndim i pësuar në ndeshjen ndaj Anderlechtit në prill dhe Cole, i cili gjithashtu është duke e rimarrë veten nga një transplantim i veshkës po në muajin prill, ka stërvitur së bashku me reprezentuesin suedez.

“Ai është duke u përmirësuar. Fola pak me Zlatanin kur ai ishte në palestër ditë e djeshme (e enjte). Mendoj se ai pret që të kthehet më shpejt, ndoshta në dhjetor apo janar”, deklaroi Cole.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...