Menaxheri: Barcelona refuzoi Mbappen

PUBLIKUAR

Josep Maria Minguella, ish menaxheri i Lionel Messit, ka zbuluar se si Barcelona nuk ka dashur ta transferoj Kylian Mbappen

Barcelona e ka pasur mundësin që ta transferoj Kylian Mbappen nga Monaco. Por, klubi katalunas refuzoi këtë mundësi pasi dëshironte blerjen e Ousmane Dembeles nga Borusia Dortmund.

“Mbappe dëshironte që të transferohej në Barcelonë kur e kuptoi se Neymar po largohej”, ka deklaruar Minguella për Cadena Cope përcjell Express.

“Ai nuk donte të shkonte në Paris ose Madrid, ai donte të shkonte në Barcelonë dhe askund tjetër. Por Barça ishte e fokusuar në Dembele, Dembele dhe Dembele”, ka theksuar ai.

Minguella e fajëson presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për mos transferimin e Mbappen në Camp Nou.

“Nuk kam asgjë kundër Bartomeut, por ai është një fatkeqësi. Këto janë momentet kyçe. Mabppe do të ishte i çmendur nga gëzim për të luajtur së bashku me Lionel Messin”, ka përfunduar Minguella.

Mabppe në fundi vendosi që të transferohet në PSG për 180 milionë euro, derisa Barcelona realizoi transferimin e Dembeles nga Dortmund për 105 milionë euro /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...