Valverde: Barcelona ka nevojë për këtë lojtar

PUBLIKUAR

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, është në kërkim të një qendërmbrojtësi

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që në janar ta transferojnë një qendërmbrojtës.

Valverde frikësohet se dy qendërmbrojtësit aktual, Samuel Umtiti dhe Gerard Pique mund të lëndohen gjatë sezonit, kështu që dëshiron të ketë alternativa për qendër të mbrojtjes, përcjell Express.

Thuhet se drejtuesit e klubit i kanë ofruar Valverdes qendërmbrojtësin kolumbian, Yerry Mina, i cili luan te skuadra braziliane, Palmeiras.

Por, alternativa të Barcelonës janë edhe Matthijs de Ligt (Ajax) dhe Marlon Santos, i cili është i huazuar te Nice nga Barcelona. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...