Valverde: I dua 200 gola nga Messi

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde me shaka ka thënë se dëshiron që Leo Messi këtë sezon të shënojë 200 gola në garat evropiane

Leo Messi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Olympiacosit ka arritur në shifrën e 100 golave në garat evropiane, 97 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Superkupë të Evropës.

Valverde duke bërë shaka tha se shpreson se Messi do të shënojë 200 gola.

“Shpresoj se Messi do të arrijë të shënojë 200 gola këtë sezon. Kjo përshtatet me atë që ne shohim çdo ditë në stërvitje”, tha Valverde pas fitores 3:1 ndaj Olympiacosit.

Më shumë Gola se Messi në garat evropiane ka vetëm Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 110 gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...