Tifozët e Milanit kundër Bonuccit

PUBLIKUAR

Tifozët e Milanit kanë një kërkesë interesante për kapitenin e skuadrës, Leonardo Bonucci

Gjatë verës u transferuar me bujë të madhe nga Juventusi në Milan. Madje, tifozët e Rossonerëve e shndërruan qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci në idhull ende pa e luajtur asnjë ndeshje.

Por, tani gjërat kanë ndryshuar. Reprezentuesi i Italisë po vazhdon të kritikohet nga tifozët e Milanit, shkruan Calciomercato.com.

Bonucci, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale pas humbjes nga Interi në derbi, ka marrë shumë mesazhe nga tifozët e Milanit të cilët kanë kërkuar nga ai që të flas më pak dhe të luajë më shumë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...