LDK ka reaguar ndaj një deklarate të PDK-së në Lipjan ku thuhet se shpreh shqetësimin për vazhdimin e linçimeve, kërcënimeve dhe shantazheve nga ana e grupit kriminal të Imri Ahmeti ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së
LDK-Lipjan thotë se kjo është shpifje e radhës nga PDK-ja.
Ky është reagimi i LDK-së:
Në munges të vizionit dhe duke parë humbjen e sigurt elementet destruktive brenda PDK-së të vetmën mundësi e kanë shpifjen, trillimin dhe krijimin e insuniatave edhe qesharake.
Deklarata e sotme nga PDK është totalisht shpifje.
Ne thrrasim të gjithë oponentët politikë të mos e kontaminojnë klimën e garës zgjedhore por të përcjellim mesazhin e një hare civilizuese me vlera të larta demokratike.
Qëllimi i kësaj shpifje të radhës është për të provuar nxitjen e militantizmit brenda strukturave të vet PDK e cila siq duket nuk mund të duroj as vet nje shpifës e parashutist që nuk njef as fshatin e lindjës e aq ma pak lokalitetet tjera në teritorin e komunës tonë. Ne nuk mund të marrim përgjegjësin e dezorientimit në oborrin tuaj. Qytetaret e Lipjanit kanë nevojë për garë zgjedhore fer me alternativa për qeverisje efektive jo për fyrje jo për shpifje të llojeve të tilla.


