Arrestohet futbollisti i Premierligës pasi pagoi 4 prostituta për të kaluar natën

PUBLIKUAR

Isaac e kaloi natën në rajonin e policisë, pasi nata e planifikuar me prostituta nuk shkoi sipas dëshirës së 21 vjeçarit  të Watfordit.

Isaac Success, sulmuesi i Watford, mbrëmjen e kaluar është detyruar ta kalojë në rajonet e policisë së Hertfordhire, raporton “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Futbollisti fillimisht kishte dalë të festonte në një nga lokalet e natës të qytetit teksa më pas e ka parë veten të përfundojë në një hotel me 4 prostituta, raportojnë mediat britanike.

Sipas “Daily Mail”, futbollisti i Watfordit shpenzoi 2 mijë funte për prostitutat, kurse fiton 30 mijë në javë te Watfordit.

Një nga to, Alexis Domerge, ka shpjeguar atë që ka ndodhur.

“Na ka akuzuar se e kemi vjedhur, donte t’i kthenim paratë; ka qenë e tmerrshme. Na ka paguar 500 sterlina secilën për të kaluar natën me të”.

Një nga vajzat e tjera të përfshira, Michaela Carter, ka shtuar: “I kemi thënë se nuk mund të rrinim më shumë me të dhe situata është përkeqësuar. Ka pasur të bërtitura, që ndoshta kanë zgjuar gjithë hotelin, dhe dikush duhet të ketë njoftuar policinë”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...