Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike të Kosovës, tashmë kandidat për komunën e Lipjanit, gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se në komunën e Lipjanit janë kryer shhumë punë.
Madje ai tha se në prioritet e tija janë ekonomia, shëndetësia dhe arsimi.
Ai premtoi se do të hjek taksat komunale. Mes tjerash ai tha se do vazhdojnë të mos i ngarkojnë bizneset e vogla me këto taksa.
Në mesin e premtimeve, Ahmeti tha se do të ndërtojnë edhe një fabrikë të re, e cila është licensu si zonë. Ai poashtu tha që ka në plan edhe rikonstruktimin e administratave.
Poashtu premtoi se do ofrojnë grante për bizneset.I pyetur se a ka larë ende borgjet, tha se akoma nuk kanë mundur t’i lajnë këto borgje.


