​“Holanda nuk ka shans të kualifikohet në Kupën e Botës”

PUBLIKUAR

Vetëm në mrekulli në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë mund të mbaj gjallë shpresat e Holandës për kualifikim në Kupën e Botës

Holanda në ndeshjen e fundit do të pres Suedinë, skuadër të cilën duhet ta mposht me rezultat 7:0 për të siguruar fazën e play-offit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Por, kjo sipas Arjen Robben nuk do të ndodh dhe gjasat e vendit të tij për kualifikim janë shuar.

“Kjo dhemb. Fatkeqësisht kjo është pjesë e sportit. Pas fitores së Suedisë, ju nuk mund të bëni asgjë. Një fitore 7:0 ndaj Suedisë në shtëpi nuk do të ndodh”, tha Robben për ONS.

Suedia renditet në vendin e dytë në Grupin A me 19 pikë, 3 më shumë se sa Holanda në vendin e tretë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...