​Harrojeni Arsenalin, Martial te gjiganti i La Ligës

PUBLIKUAR

E ardhmja e Anthony Martial është larg Manchester Unitedit, sepse lojtari është vetëm zëvendësues i Marcus Rashford

Drejtuesit e Barcelonës janë duke e vëzhguar anësorin francez të Manchester Unitedit, Anthony Martial, shkruan Mundu Deportivo.

Francezi shumicë e kohës e kalon në bankën rezervë në United, duke qenë vetëm zëvendësues i sulmuesit anglez, Marcus Rashford.

Martial kështu rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi dhe për këtë dëshiron që të ndërrojë skuadër.

Barcelona është e interesuar për Martial, i cili do të përshtatej në formacionin 4-2-3-1 të Ernesto Valverdes, duke luajtur në krahun e majtë, aty ku skuadra ka më shumë nevojë.

Martial në United ishte transferuar në verën e citit 2015 për 50 milionë euro, aq sa pritet t’i kushtojë edhe katalonasve.

Për francezin është duke u interesuar edhe skuadra e Arsenalit. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...