​Santos tregon pse e la në bankën rezervë Ronaldon

PUBLIKUAR

Fernando Santos ndeshjen ndaj Andorrës e nisi pa yllin e skuadrës, Cristiano Roanldo, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, për t’ia dhuruar fitoren Kombëtares së tij

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka shpjeguar arsyen pse vendosi që ndeshjen ndaj Andorrës ta niste pa Cristiano Ronalon.

Ai tha se Ronaldo nuk ishte stërvitur 100 për qind në dy ose tre ditët e fundit dhe i duhej të bënte zgjedhjen më të mirë për skuadrën.

“Kam menduar shumë. Mendova se Ronaldo nuk ka stërvitur 100 për qind në dy ditët që kemi punuar”, tha fillimisht Santos.

“Kishte shumë fakto që ndikuan në vendimin tim. Ndeshjet janë të komplikuara dhe unë tentoj të menaxhoj dhe të bëj më të mirën. E rëndësishme ishte që fituam”.

Ronaldo u inkuadrua në fillim të pjesë së dytë, për të shënuar dhe asistuar në fitoren 2:0 ndaj Andorrës.

Portugalia ndeshjen e fundit e luan në shtëpi ndaj Zvicrës dhe në rast se dëshiron kualifikimin direkt në Kupën e Botës, atëherë i duhet vetëm fitorja. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...